|
|
comments (0)
|
Partizani do te luaj ne play-out kunder Kastriotit diten e premte ne oren 16:30 ne stadiumin e qytetit te Durresit "Niko Dovana". Kjo ndeshje vlen per mbijetesen ne Superlige dhe per Partizanin dhe gjithe tifozet eshte si nje ndeshje finale.
Le ti mbeshtesim per here te fundit kete sezon keta djem qe po nderojne emrin e Partizanit. Falenderojme anetaret e Brogades se Kuqe qe ishin te pranishem ne Lushnje dhe ftojme ata dhe gjithe te tjeret qe mbeshtesin skuadren akoma me shume ne kete ndeshje decizive.
|
|
comments (2)
|
"Brigada e Kuqe" fton te gjithe anetaret e saj ashtu si edhe anetaret e grupeve te tjera dhe tifozet e Partizanit kudo qe jane qe te udhetojne drejt Lushnjes diten e shtune per te qene ne mbeshtetje te skuadres ne kete ndeshje finale per te kuqte ku do te vendoset mbijetesa ne Superlige.
Tifozet e Partizanit kane qene gjithmone prane skuadres kete sezone gjate momenteve me te veshtira, keshtu qe le te jemi edhe njehere aty per keta djem qe po sakrifikojne kaq shume per emrin e Partizanit. Ti mbeshtesim ne kerkim te fitores dhe tu themi edhe njehere FALEMINDERIT per ate qe kane dhene kete sezon.
Ndeshja luhet ne oren 17:00 ne daten 23 maj. Partizani mund te siguroje mbijetesen me nje fitore ose arritjen e play-out edhe me nje humbje 1-0 apo nje rezultat me te mire.
Perpara Pallatit te Kongreseve, jane vene ne dispozicion autobuza falas per tifozet qe deshirojne te udhetojne drejt Lushnjes. Nisja do te behet ne oren 13:00.
|
|
comments (0)
|
Pas krijimit te grupeve te ndryshme nga tifozet, nje tjete grupim ne
mbeshtetje te skuadres pritet te prezantohet se shpejti. Quhen "Brigada
e Kuqe" dhe e vecanta e kesaj levizje qendron ne faktin se shtrihet
edhe jashte kryeqytetit. "Brigada e Kuqe" ka filluar tashme te krijoje
edhe satelitet e pare te kesaj levizje ne Skrapar.
Nje tjeter e vecante eshte se grupi i ka hedhur themelet e tij qe ne
muajin gusht 2008, por, per, arsye nga me te ndryshmet nuk ka patur
mundesi te prenzatohet. Anetaresimet ne kete grupim do te jene falas
per vitin e pare, nderkohe qe donacionet do te lihen ne deshiren e
anetareve. Leket e grumbulluara do te perdoren per krijimin e
banderolave dhe per krijimin e nje atmosfere sa me te bukur ne stadium.
Dhe dita e prezantimit te ketij grupi do te jete ne derbin ndaj
Tiranes. Dashuria per Partizanin, eshte kushti i vetem per tu bere
pjese e grupit.
|
|
comments (0)
|
Tifozet e Partizanin kane filluar fushaten per shpetimin e skuadres duke pare se gjendja eshte gjithmone e me keq. Keshtu nje nga anetaret e Brigades se Kuqe ka filluar nismen "Shpetoni Partizani" ku cdo tifoz do te jape nje shume simbolike, sipas mundesive te secilit dhe me pas shuma e mbledhur do tu jepet lojtareve ne shenje falenderimi per ate qe kane dhene per Partizanin dhe per ate qe po bejne tani duke qendruar ne skuader edhe ne keto momente te veshtira.
Kjo fushate do te nise fillimisht ne gjimnazet e Tiranes dhe me pas do te shperndahet ne te gjithe qytetin dhe me gjere. Te gjithe ata qe jane te interesuar per te dhene ndhmen e tyre, mund te na kontaktojne ne kete faqe ose mund te bejne direkt pagese te Dyqani i faqes duke zgjedhur Regjistrimi per jashte ose brenda vendit dhe shuma e dhuruar do te quhet njekohesisht edhe si pagese per anetarsimin ne grupin "Brigada e Kuqe. Kjo pagese eshte kryesisht per ata qe jane jashte Shqiperise pasi per ata qe jetojne ne Tirane apo ne Shqiperi mund te jete me e lehte te takojne anetaret e grupit ne Tirane. Per kete na kontaktoni me email ketu ne faqe.
|
|
comments (0)
|
Brigada e Kuqe - Letër e hapur drejtuar futbollistëve, presidentit dhe tifozave e simpatizuesve të Partizanit
?Brigada e Kuqe?, grupi i ri i tifozave ultras
të Partizanit që është themeluar në dhjetor të vitit të kaluar, ka kohë
që kishte filluar përgatitjet për tu prezantuar në ndeshjet e skuadrës
me fillimin e pjesës së dytë të sezonit aktual të Superligës.
Megjithatë situata e fundit na bën që të pyesim veten nëse do të kemi
fare skuadër të cilën për të cilën do të bëjmë tifozllik në shkallët e
stadiumit.
Qoftë edhe në kategorinë e tretë, ?Brigada e Kuqe? do jetë
gjithnjë pranë Partizanit. Edhe nëse pjesën tjetër të kampionatit do ta
zhvillojmë me ekipin e të rinjve, ne prapë do të jemi aty, përjetë me
ty Partizan.
Por ne, anëtarët e "Brigadës së Kuqe" dhe mijëra tifoza të
Partizanit nuk do të donim që një gjë e tillë të ndodhë dhe për këtë
arsye bëjmë thirrje që të gjithë sebashku të shpëtojmë Partizanin.
Për futbollistët
Në emër të grupit, por besojmë edhe në emër të gjithë komunitetit
të tifozëve dhe sportdashësve të Partizanit falenderojmë të gjithë ata
futbollista që pavarësisht se 9 muaj pa rroga, kanë pritur e kanë
pritur duke respektuar kështu si asnjëherë në historinë e futbollit
shqiptar fanellën e shenjtë të Partizanit.
Një mijë herë falemnderit për respektin ndaj fanellës dhe tifozërisë.
Disa nga ju me siguri do të largoheni nëse situata në klub nuk merr
një kthesë 360 gradëshe, dhe ne ju urojmë më të mirën me cilëndo
skuadër që do aktivizoheni në vazhdim të karrierës suaj (kuptohet
përveç Tiranës). Ju pafshim sërish me fanellën e kuqe në kohë më të
mira.
Për presidentin Xhani
E kemi të qartë për gjithë sakrificën financiare dhe jo vetëm
financiare në gjithë këto vite drejtimi të skuadrës. Nuk kemi ndërmend
që në këtë letër të bëjmë akuza për asnjë gjë, pasi ju jeni vetë ai që
keni deklaruar se për sukseset dhe dështimet gjithmonë përgjegjësinë e
mban ?njishi?. Nuk ju akuzojmë as për faktin që klubi tani është në
këtë situatë financiare pasi e dimë fare mirë se një pjesë të mirë të
pasurisë suaj e keni shkrirë për këtë skuadër. Por në rast se nuk e
ktheni dot Partizanin në lavdinë e tij, atëherë jepi rastin dikujt
tjetër që ta bëjë këtë. Një tifoz i Partizanit do ta bënte këtë gjë,
dhe ne besojmë se ju jeni i tillë.
Për tifozat dhe simpatizuesit anembanë Shqipërisë
Mbase fajtorë jemi edhe ne, tifozat dhe simpatizuesit e Partizanit në
mbarë Shqipërinë që kemi lënë pas dore për vite me radhë skuadrën tonë
të zemrës. Që kemi lejuar që të shumtën e herave Partizani të luajë në
stadium të zbrazët. Mbase është e vërtetë, por kjo tani nuk ka asnjë
rëndësi. E rëndësishme është që Partizani të shpëtohet pasi Partizani
është pasuri kombëtare.
|
|
comments (0)
|
|
|
comments (0)
|
Javet e fundit jane hedhur themelet per organizimin e nje grupi te ri tifozesh per skuadren e Partizanit. Grupi synohet te filloje zyrtarisht ne fillim te vitit 2009 dhe tani per tani po hidhen ide te ndryshme per detajet qe kane te bejne me krijimin e tij.
Merrni pjese ne diskutime ketu ose jepni mendimet tuaja duke komentuar ne kete artikull.