|
|
Tifozet e Partizanin kane filluar fushaten per shpetimin e skuadres duke pare se gjendja eshte gjithmone e me keq. Keshtu nje nga anetaret e Brigades se Kuqe ka filluar nismen "Shpetoni Partizani" ku cdo tifoz do te jape nje shume simbolike, sipas mundesive te secilit dhe me pas shuma e mbledhur do tu jepet lojtareve ne shenje falenderimi per ate qe kane dhene per Partizanin dhe per ate qe po bejne tani duke qendruar ne skuader edhe ne keto momente te veshtira.
Kjo fushate do te nise fillimisht ne gjimnazet e Tiranes dhe me pas do te shperndahet ne te gjithe qytetin dhe me gjere. Te gjithe ata qe jane te interesuar per te dhene ndhmen e tyre, mund te na kontaktojne ne kete faqe ose mund te bejne direkt pagese te Dyqani i faqes duke zgjedhur Regjistrimi per jashte ose brenda vendit dhe shuma e dhuruar do te quhet njekohesisht edhe si pagese per anetarsimin ne grupin "Brigada e Kuqe. Kjo pagese eshte kryesisht per ata qe jane jashte Shqiperise pasi per ata qe jetojne ne Tirane apo ne Shqiperi mund te jete me e lehte te takojne anetaret e grupit ne Tirane. Per kete na kontaktoni me email ketu ne faqe.
Categories: None