Brigada e Kuqe

"PERJETE ME TY PARTIZANI!"

Fillimi

Partizani, pasuri kombėtare

Eni Zejnati Posted by Eni Zejnati at 12:20 PM on January 15, 2009

Brigada e Kuqe - Letër e hapur drejtuar futbollistëve, presidentit dhe tifozave e simpatizuesve të Partizanit


?Brigada e Kuqe?, grupi i ri i tifozave ultras të Partizanit që është themeluar në dhjetor të vitit të kaluar, ka kohë që kishte filluar përgatitjet për tu prezantuar në ndeshjet e skuadrës me fillimin e pjesës së dytë të sezonit aktual të Superligës. Megjithatë situata e fundit na bën që të pyesim veten nëse do të kemi fare skuadër të cilën për të cilën do të bëjmë tifozllik në shkallët e stadiumit.
Qoftë edhe në kategorinë e tretë, ?Brigada e Kuqe? do jetë gjithnjë pranë Partizanit. Edhe nëse pjesën tjetër të kampionatit do ta zhvillojmë me ekipin e të rinjve, ne prapë do të jemi aty, përjetë me ty Partizan.
Por ne, anëtarët e "Brigadës së Kuqe" dhe mijëra tifoza të Partizanit nuk do të donim që një gjë e tillë të ndodhë dhe për këtë arsye bëjmë thirrje që të gjithë sebashku të shpëtojmë Partizanin.

Për futbollistët
Në emër të grupit, por besojmë edhe në emër të gjithë komunitetit të tifozëve dhe sportdashësve të Partizanit falenderojmë të gjithë ata futbollista që pavarësisht se 9 muaj pa rroga, kanë pritur e kanë pritur duke respektuar kështu si asnjëherë në historinë e futbollit shqiptar fanellën e shenjtë të Partizanit.
Një mijë herë falemnderit për respektin ndaj fanellës dhe tifozërisë.
Disa nga ju me siguri do të largoheni nëse situata në klub nuk merr një kthesë 360 gradëshe, dhe ne ju urojmë më të mirën me cilëndo skuadër që do aktivizoheni në vazhdim të karrierës suaj (kuptohet përveç Tiranës). Ju pafshim sërish me fanellën e kuqe në kohë më të mira.

Për presidentin Xhani
E kemi të qartë për gjithë sakrificën financiare dhe jo vetëm financiare në gjithë këto vite drejtimi të skuadrës. Nuk kemi ndërmend që në këtë letër të bëjmë akuza për asnjë gjë, pasi ju jeni vetë ai që keni deklaruar se për sukseset dhe dështimet gjithmonë përgjegjësinë e mban ?njishi?. Nuk ju akuzojmë as për faktin që klubi tani është në këtë situatë financiare pasi e dimë fare mirë se një pjesë të mirë të pasurisë suaj e keni shkrirë për këtë skuadër. Por në rast se nuk e ktheni dot Partizanin në lavdinë e tij, atëherë jepi rastin dikujt tjetër që ta bëjë këtë. Një tifoz i Partizanit do ta bënte këtë gjë, dhe ne besojmë se ju jeni i tillë.

Për tifozat dhe simpatizuesit anembanë Shqipërisë
Mbase fajtorë jemi edhe ne, tifozat dhe simpatizuesit e Partizanit në mbarë Shqipërinë që kemi lënë pas dore për vite me radhë skuadrën tonë të zemrës. Që kemi lejuar që të shumtën e herave Partizani të luajë në stadium të zbrazët. Mbase është e vërtetë, por kjo tani nuk ka asnjë rëndësi. E rëndësishme është që Partizani të shpëtohet pasi Partizani është pasuri kombëtare.

Categories: None

Post a Comment

You must be a member to comment on this page. Sign In or Register

0 Comments

Produktet e fundit

Newest Members

RED-BOYS07skrapariEni Zejnati  

Recent Photos

  

Recent Videos