Brigada e Kuqe

"PERJETE ME TY PARTIZANI!"

Topic: A mund ta blejne tifozet Partizanin ?

Post-reply-btn
Forum Home > Partizani > A mund ta blejne tifozet Partizanin ?
Eni Zejnati
Eni Zejnati
Site Owner
Posts: 2

Me duket se e kam postu edhe diku tjeter te nejten teme. Duke kerku neper internet meberi pershtypje qe kjo praktike e blerjes se disa klubeve nga nmer i madh tifozesh po behet mode tashi.
Pervec rastit te pare qe u be i njohur edhe nga BBC e shume media te tjera paskan fillu edhe mjaft iniciativa te tilla.

http://www.myfootballclub.co.uk
My Football Club, e para shoqate qe ka blere nje klub te vertete dhe qe menaxhohet nga anetaret te cilet paguajne nje shume vjetore prej 35 paund.

http://www.thepeoplesclub.com
Nje tjeter iniciative per te blere nje tjeter skuader angleze. Deri me tani anetaret me se shumti kane votuar per te blere Leeds United.

www.squadramia.it
Nje version italian i kesaj "dukurie" e inicuar nga Paolo Brosio. As keta akoma nuk kane blere nje skuader por pritet qe ta bejne nje gje te tille atehere kur 20.000 tifoza te anetaresohen duke dhene secili 60 euro ne vit.

Une mora guximin qe te enderroj qe edhe ne mund ta benim nje gje te tille. Sigurisht me modifikime te shumta, por duke mbetur te kjo logjike.
Sigurisht duke blere nje klub anglez apo italian nuk blen vetem emrin, por edhe shume gjera. Ne rastin tone nese do blenim Partizanin duke arrit nje shifer lekesh te nevojshme, atehere eshte e qarte se se nuk do beje gje, sepse Partizani nuk eshte nje skuader qe gjeneron fitime.

Them se modifikimi mund te behej ne kete forme. Te kerkonim qe klubi te na jipej ne menaxhim per nje vit. Anetaret do te mund te kishin te drejten per te marre vendime te rendesishme si angazhimi i trajnerit, blerja e futbollisteve, caktimi i cmimit te biletave, apo ku di une gjera te kesaj natyre qe kane te bejne me drejtimin e nje klubi. Por do hiqja ate pjesen ku thote se anetaret bejne edhe perzgjedhjen e formacionit qe do luaje apo taktiken qe do perdoret ne ndeshje.

Teknikisht nuk eshte e pamundur per t'u realizuar. I gjithe problemi them se eshte sesa eshte numri i tifozeve qe do ishte i gatshem per te bere nje gje te tille.

Nejse dikuj do ti duket nje budallallik, po ska gje, une te pakten enderrova per disa sekonda.


marre nga forumi i Partizani.Net

04:23 AM on 10/22/2008 Flag Quote & Reply
Erjon Dake
Erjon Dake
Moderator
Posts: 4

kjo eshte e pamundur tani,ne vetem te financojm disi duam dhe qenka paksa problem,per ta ble eshte e pamundur,sidomos kur ky trapi jon kerkon 5 mln euro,madje i do dhe ne dore

01:51 PM on 02/03/2009 Flag Quote & Reply
Eni Zejnati
Eni Zejnati
Site Owner
Posts: 9

ka qene teme e vjeter ne fakt, qe e hapi redbull, dhe si ide esht e mire, po shum e veshtir per tu realizu, edhe pse ne teori nuk duket keq.

01:57 PM on 02/03/2009 Flag Quote & Reply

Halil VATA
Limited Member
Posts: 2

Kam ndjekur me shqetsim gjendjen e Partizanit, në këto vitet e fundit e sidomos këtë sezon futbollistik ku ekipi im i zemrës po lufton për mbijetesë në superiore, Të vjen keq, por e keqja më e madhe është se askush nuk e di se cila do të jetë mënyra për të dalë nga ky moçal ku është zhytur ose më saktë e kanë zhytur ekipin më popullor në Shqipëri. Gjendja financiare e Xhanit dihet por akoma s'po marrim vesh se përse nuk i hap rrugë donatorëve të tjerë ta marrin e financojnë ekipin. Aktualisht ekipi është peng i tij por a duhet të mbesë kështu sa kohë ai nuk po merret me drejtimin, menaxhimin e finacimin e skuadrës ?! Organizimi i tifozëve siç ka qëllimin dhe ky web-site, është ka qënë e do të jetë në maksimum, por edhe ata nuk kanë mënyrat e veprimit ligjorë që t'jua mundësojnë atyre  marrjen e skuadrës për menaxhim e drejtim. Të dalim tek mbështetja finaciare  që është bërë në mënyrë vullnetare duke mbledhur ndihma. Kjo mbështetje deri tani ka mbajtur ekipin në aspektin moral, por po mban dhe z.Xhani akoma në këmbë.S' pari unë mendoj që shoqata duhet t'i këkojë zotit Xhani të prononcohet publikisht jo vetë me fjalë , por me vepra se ka synim ta ringrejë Partizanin siç e duam ne , pra Partizan të trofeve e kampion jo për të mbijetuar në superiore.

S' dyti  duhet të bëhet gjthçka mundet për të shpëtuar ekipin të mos bjerë nga superiorja, ku gjasat janë që dhe të tjerët të bashkuar ndoshta me segmente të errta. për përfitime të gjthë llojëve të mundëshme, ta shtyjnë atë  për të rënë e për të mos u ngritur më S'treti duhen parë mundësitë ligjore e mënyrat e veprimit  të mëtejshëm për ta nxjerrë skuadrë nga kthetrat mashtruese por që kjo nuk mund të bëhet pa siguruar më parë mbështetjen finaciara të nevojshme qoftë kjo dhe nga tifozët.

--
09:49 AM on 04/06/2009 Flag Quote & Reply
Eni Zejnati
Eni Zejnati
Site Owner
Posts: 9

Halil tifozet me kete nisme qe bene per te dhuruar para po e bejne vetem per te shpetuar Partizanin nga renia. Mbase ka nje perfitim te vogel edhe per Xhanin ne ket mes, por ama dihet qarte qe nese Partizani shpeton nuk esht aspak per merite te Xhanit, po eshte vetem nga trajneri lojtaret dhe tifozet qe po bejn te pamunduren.


Dhe ky grup ka per qellim qe te afroje sa me shume tifoze ne stadium se sa me shume te jemi aq me zemer i japim skuadres. Se lek japin nga ca, po s'kemi takat te paguajm ashtu sic duhet.


Ishalla ne vere ndryshon dicka, se Xhani keshtu njehere nuk ka si ben skuader. Nuk i vjen me njeri pa lek per mendimin tim.

12:25 PM on 04/16/2009 Flag Quote & Reply

You must login to post.

Produktet e fundit

Newest Members

ErosEni ZejnatiErjon Dake  

Recent Photos

  

Recent Videos