| Forum Home > Brigada e Kuqe > Shkrime ne media per Brigaden | ||
|---|---|---|
|
Eni Zejnati Site Owner Posts: 9 |
Partizani, prezantohet grupi “Brigada e Kuqe” http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=148971 Top Channel | |
| ||
![]() Halil VATA Limited Member Posts: 2 |
“Mali“i padrejtësive që nxori Partzanin nga kategoria superiore. Mali që do të mbajë mbi shpinë “malin “ e padrejtësive të këtij sezoni futbollistik për Partizanin.. Kampionati i 70 kombëtar tashmë ka përfunduar. Ai ka realizuar gjitçka u nevojitet atyre që nuk merren me cilësinë e futbollit dhe me vetë futbollin, por nuk ka realizuar aspak rritjen e cilësisë së tij e ndershmërinë që ka në themel kjo lojë burrërore. Ky kampionat i keqmenaxhuar nga FSHF, tashmë e themi me bindje të plotë se u manipulua me padrejtësi në gjykime, me pazare në kurriz të Partizanit duke çuar dëm të gjithë sakrificën mundin e djersën e lojtarëve shembullorë të papagur, stafit e trajnerëve të ekipit, sakrificat e donacionet të hequra nga kafshata e bukës së fëmijëvë të dhëna nga tifozët për lojtarët e papaguar. Pesë javë pa parfundaur kampionati trajneri Duro do shprehej “ u trembem padrejtesive e pazareve të të tjerëvë “. Pakush nga ne sportdashësit që e duam me zemer Partizanin do ta besonim këtë shqetsim të trajnerit. Edhe tani që ëndrra e atyre që punuan me djallëzi, pafytyrësi e poshtërsi për të nxjerrë Partizanin nga kategoria superiore u bë realitet, përsëri ne tifozëvë të Partizanit nuk na besohet. Akoma edhe pse kanë kaluar gati 24 orë ne përsëri jemi të shokuar se si ka mundësi që arbitra të sojit “Mali” të sajuar e kurdisur nga “ustallarë mafioz”, gjejnë guximin të tallen me ndjenjat e lojtarëve, trajnerëve dhe ne tifozëve që shkojmë në stadium për tu argëtuar e knaqur me lojën e futbollit. Si nuk kanë aspak ndjenjë njerzore këta gjyqtar që marrin nëpër këmbë djersën e mundin e të tjerve si pa gjë të keq. A e mendon frymori “Mali” se vetëm gjyqtar nuk mund t’i themi se sa zemra ka lënduar ai dje me padrejtësinë që i bëri Partizanit duke i anullur golin jo vetëm të rregullt por më të bukurin që kemi parë këtë sezon ? A e mendon “Mali” se tifozët e Partzanit, lojtarët e tij dje kanë lotuar për fajin e tij ? Sikur t’i jepja mundësinë “Malit” të shikonte ata tifozë të Partizanit duke dalë nga Stadiumi Niko Dovana që e mallkonin me lot në sy. Mallkimi është pak për atë e të tjerët që menduan e vepruan si ai për Partizanin, por a do t’i zërë vallë ky mallkim ? Vetëm zoti e di e nëse ka themi se një ditë di t’i zërë. Jemi të sigurtë se ai as që i mendon këto gjëra, ai mendon e realizon ato skenare të urdhëruara nga “ustallarët “ e tij. Tani që skenarët janë realizur, pazaret janë mbyllur fituesit janë të kënaqur. Ata janë të kënaqur sepse të tjerë skenarë kanë në mendje, pasi elminuan Partizanin nga kategoria superiore, kanë synime të tjera djallëzore për t’i marrë terrenet, ambientet sportive dhe të eleminojnë gjithçka lidhet me këtë emër të lavdishëm të futbollit shqiptar. FSHF për një vit rrjesht, kur Partizani mezi mbante e motivonte për të luajtur lojtarë të papaguar në ekip, përsëri do të gjente brenda e jashtë vendit arbitra të tipit “Mali” që të penalizonin Partizanin. A e di FSHF se sa pikë i janë hequr padrejtësisht ekipit të Partizanit me gjyqtarë të tipit “Mali”? Malet që ngriti FSHF për të rrëzuar Partizanin u finalizuan nga “Mali” munstruoz i pafytyrë që më në fund hyri në historinë e lavdishme të Partizanit. “Mali” tani e tutje do të mbahet mend e kujtohet gjatë në historinë e Partzanit për aq kohë sa ky emër futbolli do të ekzistojë. Ai do të kujtohet si ekzekutori i fundit për ta nxjerrë Partizanin nga kategoria superiore. Për këtë “Mali” e ansori Maloku (ndeshjen me Ballshin), zgjodhën një rrugë të gabuar, duke bërë keq, për të hyrë në histori. E megjitatë ne do t’u thonim: “Lum ju për historinë e mjer historia për ju”. Historia juaj finalizon përpjekjet për të rrëzuar Partzanin, por pamvarsisht kësaj ju dhe “ustallarët” që ju derigjojnë ju, do të dështoni me turp në eleminimin e Partizanit dhe rruga që keni zgjedhur për të hyrë në histori përmban emrin histori turpi për ju. Duke nxjerrë Partizanin ju keni ulur rivalitetin e futbollit, s’ka më derbi Tirana-Partizani, Partizani- Dinamo, keni ulur ndjeshëm përkrahjen e sportëdashësve dhe keni sjellë dhe më tepër boshatisje të stadiumit Qemal Stafa. A e mendon FSHF se kush e mbush stadiumin dhe cili ekip ka më tepër përkrahje nga tifozët ? Cili ekip ka një Akademi futbolli dhe ku luajnë talentet që nxjerr kjo Akademi ? A e din FSHF se lojtarët e dalë nga gjiri i skuadrës së madhe dhe me emrin Partizan, po japin tonin në skuadrat e tjera në kampionatin shqiptar si Muzaka te Tirana, Bakaj e Allmuça te Dinamo e me dhjetra të tjerë nëpër rrethe të vendit ? Tani a i ka bërë llogaritë FSHF se sa talente të mëdha do na vijnë nga Ballshi, Kruja, Laçi etj. Të gjitha talentet e futbollit e dimë mirë se është vështirë të dalin nga provincat kjo sepse atje mungon infrastruktura, specialistët, klasat sportive e shumë elementë të tjerë që Partizani i ka. Rrëzimi i Partizanit ka rrëzur një faqe muri të “shtëpisë “ që quhet Kapionati i kategorisë superiore. Rrëzimi i Partizanit me dashje me gjyqtar të sojit e llojit “Mali”, baraz me humbje për cilësinë dhe futbollin Shqiptar. Partizani do të ngrihet edhe më i fortë pamvarsisht plagëve të shumta që i ka dhënë sistemi mafioz i futur tashmë edhe në kampionatin e futbollit. Ai do të ngrihet sepse simbolizon një emër të madh në futbollin tonë e pa këtë emër nuk do të kishte kuptim as kampionati shqiptar. Partizani do të ngrihet dhe më i fortë si kundërpërgjigje e gjthë këtyre padrejtësive. Edhe nëse Xhani e financues të tjerë nuk do ta mbështesin Partizanin, atë do ngremë ne tifozët, me mbështetjen tonë financare. A nuk kemi tregur se dimë ta bëjmë këtë gjatë gjithë këtij sezoni, pamvarsisht se mundi jonë i dalë nga buka e gojës së fëmijëvë tanë nuk zuri vend ? Tani për tani po zë vend paraja tjetër ajo që quhet e “pastër”, por shpresojmë e lusim zotin së paku ai të jetë me ne dhe paraja jonë e hequr nga buka e fëmijëve tanë, një ditë t’i vrasë ata që vranë mundin, djersën e ndjenjat tona, duke rrëzuar Partizanin nga ketegoria superiore. Partizani do jetojë si emër e si realitet në futbollin tonë pamvarësisht nëse dikujt si pëlqen e ngjyra e kuqe ja vret sytë. Në emër të Tifozëve të Partizanit Halil VATA TIRANË | |
| ||