Brigada e Kuqe

"PERJETE ME TY PARTIZANI!"

Skuadra më popullore

Historia e tifozërisë së Partizanit është poaq e lavdishme sa edhe ajo e vetë skuadrës. Skuadra e Partizanit është themeluar në vitin 1946 dhe për një kohë relativisht të shkurtër arriti që përveç dominimit total në fushën e blertë, të njejtën gjë ta bëjë edhe përsa i përket tifozërisë në shkallët e stadiumit. Në fillim pjesën më të madhe të tifozërisë së kuqe e përbënin të ardhurit apo ata që ishin me origjinë nga rrethet e tjera të vendit, por më vonë edhe qytetarë të vjetër të Tiranës në u bashkuan në masë të madhe me armatën e pafund të tifozërisë së kuqe.
Tashmë është një fakt i njohur dhe pranuar nga të gjithë (madje edhe nga rivalët tanë) se Partizani ka qenë dhe mbetet edhe sot e kësaj dite skuadra më popullore në Shqipëri. Pavarësisht se nuk është bërë ndonjëherë ndonjë sondazh apo numërim gjithpërfshirës për këtë qëllim, llogaritet që tifozët e simpatizuesit e Partizanit në të gjithë territorin e Shqipërisë (por jo vetëm) të arrijnë kuotën e disa qindra mijëra personave. E veçanta e tifozërisë së kuqe është se ajo nuk është e përqëndruar vetëm në qytetin e Tiranës ku klubi i Partizanit ka selinë, por gjithashtu ka një numër mjaft të madh edhe në shumë rrethe dhe qytete të tjera anembanë Shqipërisë. Veçanërisht janë të njohura rrethet e Përmetit, Skraparit e Fushë Krujës për komunitetet e tyre të mëdha të tifozave të Partizanit. Gjithashtu tifozë të shumtë të Partizanit mendohet të ketë edhe në qytete si Korça, Gjirokastra, Kukësi, etj.

Grupet e para

Është fare e kuptueshme që në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri as që mund të paramendohej një organizim në çfarëdo grupi qoftë edhe për një qëllim fare të padëmshëm siç është tifozllëku për skuadrën e zemrës. Prandaj nuk mund të flitet për grupe apo klube të organizuara tifozash në formën siç janë sot, por megjithatë një gjë e ngjashme ka ekzistuar edhe në atë kohë. Lagja tiranase e Laprakës ka disa dekada që ka marrë epitetin si epiqendra i tifozëve të Partizanit, pasi pikërishtnë këtë pjesë të kryeqytetit pjesa dërrmuese e banorëve janë tifozë të flaktë të Partizanit. Tifozët nga kjo lagje konsideroheshin si ajka e tifozërisë së Partizanit dhe mund të quhen "ultrasit" parë të Partizanit, nëse mund të flitet për të tillë në atë kohë. Rreth vitit 2000 në ndeshjet e Partizanit fillojnë të shfaqen për herë të parë transparenta të disa grupeve të organizuara tifozësh. "Çunat e Laprakës", "Ultrasit e Kombinatit", "Ultras Kashar" e më vonë edhe "Redboys" nga Lapraka. Performansa e këtyre grupeve ka pasur ulje-ngritje por e rëndësishme është iniciativa e këtyre grupeve dhe anëtarëve të tyre për të tentuar për të sjellë nje mentalitet prej tifozi "ultras" edhe në radhët e tifozërisë së Partizanit.

Krijimi i "BRIGADËS"

Në vitin 2003 fillon iniciativa për të krijuar një grup tifozësh të Partizanit me emrin "Demat e Kuq" që arrin një shifër prej afër 100 anëtarëve. Kjo iniciativë nuk arrin të realizohet asnjëherë si e plotë për arsye se grupi nuk u prezantua anjëherë si i tillë në ndeshjet e Partizanit. Në vitin 2008 disa anëtarë të këtij grupi deri atëherë më shumë virtual, vendosin që të themelojnë tifo-grupin "Brigada e Kuqe" në gusht 2008 pasi në këtë moment skuadra kishte nevojë më shumë se kurrë për tifozërinë e saj pasi po kalonte një nga peridhat më të këqija në historinë 60-vjeçare.
Prej atëherë grupi ka filluar përgatitjet për një organizim sa më të mirë me qëllimin e vetëm për të sjellë një mënyrë të re të të bërit tifozllëk në stadiumet shqiptare.

Exile Boys

“Brigada e Kuqe” tashmë ka krijuar një rrjet të tërë tifozash të Partizanit të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë dhe të cilët pavarësisht pamundësisë për të qenë pjesë aktive e grupit do të japin kontributin për realizimin sa më të suksesshëm të çdo objektivi të grupit. Një numër i konsiderueshëm anëtarësh që jetojnë jashtë vendit në mënyrë vullnetare do të japë kontribut financiar prej 25 eurosh në sezon për të ndihmuar në këtë mënyrë funksionimin e grupit.

Produktet e fundit

Newest Members

ErosskrapariRed_Platoon  

Recent Photos

  

Recent Videos