1. Emri i grupimit eshte "Brigada e Kuqe" dhe eshte nje grup i tifozeve te Partizanit. Logo e grupimit eshte (si me lart). Faqja zyrtare e grupit do te jete (ne ndertim). Parrulla e grupimit eshte "JU KURRË, NUK DO MARSHONI VETËM!".
a. Cdo propozim per ndryshime ne emer, logo apo parrule duhet te behet nga me shume se X tifoze.
2. Anetarsimi te "Brigada e Kuqe" eshte me pagese. Pagesa ndryshon ne varesi te vendbanimit, pasi ata tifoze qe jetojne ne Shqiperi do te kene me shume shpenzime pasi duhet te ndjekin ndeshjet cdo jave.
a. Per ata qe jetojne ne Shqiperi pagesa vjetore do te jete 10 euro.
b. Per ata qe jetojne jashte Shqiperise, pagesa vjetore do te jete 20 euro.
3. Ne cdo shtet, apo qytet jashte Tiranes, ku jane me shume se 20 tifoze do te krijohet nje nen-grup dhe duhet te zgjidhet nje kryetar qe do ta perfaqesoje.
a. Kryetari i nje nen-grupi duhet te marre me shume se 50% te votave.
b. Nen-grupet do te emerohen "Brigada e Kuqe - Shteti/Qyteti", pervec asaj ne Tirane qe do te jete thjesht "Brigada e Kuqe".
4. Për të larguar çdo dyshim manipulimi apo keqpërdorimi të mjeteve të mbledhura nga kuota e anëtarësisë, në faqen zyrtare të grupit gjithnjë do të jepet informacion i hollësishëm për gjithçka. Kjo duke filluar nga numri i anëtarëve të regjistruar (me emër e mbienër), shuma e lekëve të grumbulluara, shpenzimet për secilin material të blerë deri në detajin e fundit. Faqja do të jetë gjithmonë publike vetëm për anëtarët e grupit dhe në çfarëdo kohe secili anëtar do të ketë mundësinë që të shohë vetë shpenzimet e bëra.
5. Një anëtar i “BRIGADËS”:
a. Asnjëherë nuk shan apo ofendon lojtarët, trajnerët apo stafin e Partizanit gjatë ndeshjeve, pavarësisht rezultatit.
b. Asnjeherë nuk ndalet së kënduari dhe brohorituri në stadium, pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes.
c. Asnjëherë nuk qëndron ulur gjatë zhvillimit të ndeshjes.
d. Merr pjesë në sa më shumë ndeshje që është e mundur, pa marrë parasysh koston apo largësinë që duhet të përshkojë.
e. Është lojal ndaj grupit dhe gjithmonë i ndjek ndeshjet bashkë me grupin.f. Duhet të vishet gjithmonë me ngjyrë të kuqe në stadium, edhe nëse nuk ka një uniformë të Partizanit apo “Brigadës”.